Bizhga pezullon nga detyra Ulian Shpatarakun, asistenti i Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Polici

Aktualitet

Bizhga pezullon nga detyra Ulian Shpatarakun, asistenti i Departamentit për

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, pezullon nga detyra Ulian Shpatarakun, me funksion Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policia e Shtetit.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se vendimi për pezullimin e tij nga detyra është marrë për moszbatim të hapur të dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale.

Mësohet se Shpataraku është aktualisht duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigursë, por dyshohet se, me argumentin e vijimit të studimeve, nuk paraqitej rregullisht në punë.

Për këtë, ka ekzistuar një urdhër i qartë nga Drejtori i Përgjithshëm që studimet master të ndiqen jashtë orarit zyrtar të punës, çka sipas Policisë përbën shkelje në rast të mosrespektimit./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion