Rritet RREZIKU i përmbytjeve! Çahet sërish argjinatura e Lagunës së Kune Vainit

Aktualitet

Rritet RREZIKU i përmbytjeve! Çahet sërish argjinatura e

Vetëm një javë pas mbylljes, argjinatura e Lagunës së Kune Vainit është çarë sërish. Dëmtimi ka ndodhur disa metra mbi çarjen e mëparshme, duke rritur rrezikun e përmbytjeve në zonë.

Pak ditë më parë, argjinatura pësoi dëmtime për shkak të reshjeve të dendura, duke përmbytur disa banesa dhe duke rrethuar me ujë të tjera, raporton korrespondentja e Top Channel. Brixhilda Deda.

Po ashtu, nën ujë u gjendën edhe toka bujqësore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Autoritetet lokale janë në terren ku ka filluar serish ndërhyrja.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion