Futbollist premtues, 14-vjeçari VDES tragjikisht pasi përplaset nga treni/ Banorët kishin kërkuar...

Një 14-vjeçar humbi jetën tragjikisht pasi u përplas nga një tren teksa ndodhej mbi shina.
Josh Travis, një portier i akademisë së Nottingham Forest, vdiq të mërkurën në mbrëmje pasi u godit në Burton Joyce, Nottinghamshire.
Kalimi hekurudhor ka qenë subjekt i ankesave për vite me radhë se duhet të mbyllet për shkak të frikës nga pasiguria.
Dhe vetëm 24 orë para se Joshua të vdiste tragjikisht duke kaluar shinat, drejtuesit e hekurudhave kishin kërkuar që ai të mbyllej.
Një njoftim në vendin e tragjedisë zbulon se Network Rail i kërkoi Këshillit të Qarkut të Nottingham për ta mbyllur atë “për arsye sigurie publike, për shkak të keqpërdorimit të kalimit dhe disa aksidenteve të tjera”.
Nuk ka drita paralajmëruese ose alarme dhe këmbësorët duhet të vendosin vetë nëse është e sigurt të kalojnë.
Shtegu i ngarkuar për këmbësorë kalon linjën Nottingham-Lincoln, e cila sheh rreth 70 trena të kalojnë çdo ditë me shpejtësi të lartë.Per keto arsye ka qenë subjekt i thirrjeve të përsëritura për ta mbyllur atë. E fundit mbante datën 25 nëntor, një ditë para se të vdiste Josh.
Ata që jetonin aty pranë treguan se si në këtë vendkalim kishin ndodhur dhjetëra “aksidente të tjera” vitet e fundit – përfshirë një që përfshinte yllin e “Gavin and Stacey”, Mat Horne, i cili u “përplas” nga një tren në vitin 2018 dhe pësoi një dëmtim në krah.


