Rregullorja e re e sigurimit të detyrueshëm për automjetet në raste aksidentesh, si do të bëhet përllogaritja

Aktualitet

Rregullorja e re e sigurimit të detyrueshëm për automjetet

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar një draft të ri për rregulloren e sigurimit të detyrueshëm për automjetet në raste aksidentesh.

Në këtë draft-propozim, që është publikuar për konsultim publik, ka ndryshuar edhe përllogaritja e dëmeve që mbulohet nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm. Sipas këtyre ndryshimeve, është rritur shkalla e dëmshpërblimit në raste aksidentesh.

Në rregullore janë reflektuar gjithashtu disa nga ndryshimet kryesore të Ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që kanë të bëjnë me rritjen e limiteve të përgjegjësisë për pagesën e dëmeve, si edhe mundësinë e të siguruarit për t’iu drejtuar direkt shoqërisë së tij të sigurimit, në rastet kur pëson aksident nga një mjet i pasiguruar, ose i paidentifikuar.

Në rastin e dëmeve me pasojë humbje jete, dëmi pasuror përllogaritet si produkt i të ardhurave vjetore neto me koeficientin e shumës së kapitalizuar dhe moshës së daljes në pension, ndërsa në rastin e paaftësisë së përhershme përllogaritjes i shtohet dhe koeficienti i humbjes së aftësisë për punë.

Risitë kryesore të rregullores janë:

–Ka ndryshuar kategorizimi i personave të dëmtuar, për efekt të llogaritjes së koeficientit të moshës së daljes në pension, duke rritur vlerën e dëmit pasuror;

-Është rritur masa e dëmshpërblimit për dëmin pasuror ndaj të miturit;

-Është rritur masa e mbulimit të shpenzimeve funerale;

-Është rritur masa e dëmshpërblimit për dëmin jopasuror në rastet e paaftësisë së përhershme, i cili përfshin dëmin biologjik, moral dhe ekzistencial;

-Është përmirësuar dhe zgjeruar metodologjia e përllogaritjes së dëmit jopasuror ku përfshihet dëmi biologjik, i ndarë sipas grupmoshave dhe shkallës së paaftësisë. Gjithashtu edhe dëmi moral dhe ekzistencial përllogaritet në funksion të shkallës së paaftësisë për punë;

-Llogaritja e dëmit jopasuror është parashikuar e ndarë për çdo figurë dëmi si dhe e drejta për ta përfituar është individuale dhe nuk varet nga kërkesat e të dëmtuarve/përfituesve të tjerë për dëme nga kjo ngjarje. Në këtë mënyrë rregullorja synon t’i individualizojë përfitimet për secilin të dëmtuar dhe familjarët e tij.

-Janë saktësuar afatet e trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim, si edhe është qartësuar procedura për kërkesën e shoqërisë së sigurimit për plotësim dokumentacioni;

-Është parashikuar procedura për rastet e dëmeve që trajtohen me Raportin Evropian të Aksidenteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion