Bullgaria bllokon hapjen e negociatave, flet për herë të parë Zaev: Nuk është e drejtë për Shqipërinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë një interviste për “Deutche Welle” tha se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i konfliktit që vendi i tij ka me Bullgarinë.
“Çdo shtet meriton të gjykohet nga rezultatet e tij. Edhe unë i uroj me vertete fat fqinjit tonë perëndimor, Shqipërisë, të vazhdojë në atë rrugë nese Bullgaria vijon të bllokojë procesin. Fqinji yne meriton të vazhdojë në rrugëtimin e tij drejt Bashkimit Evropian dhe nuk është e drejte që procesi të jetë i lidhur me shtete te tjera. Unë e besoj se te dy vendet eshte me mire te gjykohen veçmas”, tha Zaev.
Ndërkohë që ai shfaqet pozitiv me formimin e qeverisë së re në Bullgari, që sipas tij do të zgjidhen çështjet që kanë mbetur pezull.
“Unë jam optimist sepse gjatë vizitës tonë të fundit në 17 qershor, ne u takuam me të gjithë zyrtarët në Bullgari, presidentin, kryeministrin, ministrat dhe propozuan zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura. Dhe kishte një konfirmim të plotë të kësaj, por nevoja për pushtet politik në Bullgari mbetet. Kjo është arsyeja pse unë besoj se pas formimit të qeverisë së re në Sofje një zgjidhje është e mundur.”
Kujtojmë se qeveria bullgare ka bllokuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shkupit dhe Brukselit, deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe aspektet historike.


