Rinis bora në Kukës, dëme të mëdha në bujqësi dhe pemtari

Aktualitet

Rinis bora në Kukës, dëme të mëdha në bujqësi

Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin, kun ë zonën verilindore, bora ka pushtuar zonën. Mëngjesin e sotëm, qyteti i Kukësit është zgjuar i zbardhur, shoqëruar me erëra të forta dhe ulje të temperaturave. Mësohet se borë ka rënë edhe në zonat e thella malore, që prej tri ditësh.



Ndërkohë, rënia e borës në pranverë është një dëm i madh për bujqësinë dhe pemtarinë, përpos problemeve në qarkullimin rrugor. Javët që lamë pas, temperaturat e larta sollën çeljen e sythëve dhe lulëzimin e pjesës më të madhe të pemëve frutore në Kukës, por me reshjet e mëngjesit të sotme dhe tre ditëve më parë mundi i fermerëve është shkatërruar. 

 

Deri më tani nuk raportohet për probleme në rrugë, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët e zonave  të thella malore. 

ME TE LEXUARAT