Rama tha se do i refuzojë, Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me kompaninë turke për vaksinën kineze

Aktualitet

Rama tha se do i refuzojë, Shqipëria nënshkruan marrëveshjen

Shqipëria do të marrë vaksina kineze përmes Turqisë. Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., sipas të cilës, Shqipëria do të përfitojë vaksinat kundër COVID, të prodhuara në Kinë.

Marrëveshja mban firmën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Vendimi për miratimin e kësaj marrëveshje është botuar ditën e sotme në fletoren zyrtare.

Më herët kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria shqiptare ka refuzuar vaksinën kineze dhe ruse. Ai deklaroi  se shteti shqiptar nuk do të hedhë hapa formalë drejt këtyre dy lloje vaksinash.

“Nuk i kemi këto vaksina në dispozicion dhe ne po i refuzojmë. Nuk kemi hedhur dhe nuk do të hedhim hapa formalë në drejtim të këtyre dy burimeve sepse jemi të vetëdijshëm se janë hapa që nuk kanë arsye objektive që të na çojnë në rezultat. Për më shumë nuk dua të komentoj”.-u shpreh Rama.

Rama tha se do i refuzojë, Shqipëria nënshkruan marrëveshjen

ME TE LEXUARAT