Një minutë heshtje për viktimat, Britania e Madhe kujton një vjetorin e nisjes së pandemisë Covid 19

Bota

Një minutë heshtje për viktimat, Britania e Madhe kujton një

Britania shënon sot një vjetorin e ‘lockdown-it’ pas pandemisë, me një minutë heshtje, në kujtim të atyre që humbën jetën, ndërkohe që në orën 20:00 të mbrëmjes, britanikët ftohen me telefona dhe qirinj të dalin në pragjet e shtëpive të tyre në shenjë fanari kujtese.

Askush nuk e mendonte, se në mars të vitit te kaluar, flama që po pllaksonte botën, ku më shumë e ku më pak ,do të kishte këtë trajtë, që ndryshoi kuptimin dhe sjelljen e njerëzimit ndaj jetës dhe asaj që e kishte marre të mirëqenë si normale.

As Boris Johson nuk e besonte se vendi i tij nuk do e mposhte pandeminë brenda muajsh, siç deklaronte një vit më parë, madje me sjelljet e tij të papërgjegjshme personale, ishte më pranë botës tjetër se çdo lider botëror.

Me 150 mijë viktimat që shënoi,  Britania u shndërrua në “të sëmurën e Evropës”, dhe reputacioni i një kombi të lavdishëm, që i ka dhënë kaq shume njerëzimit, ra në kuotat më te ulëta, duke u shndërruar në gazin e botës.

Argumentueshëm, ndoshta aq dinin në atë kohë për virusin, por, një vit më pas, çelësi i suksesit  në përballimin e pandemisë ka qenë, universalisht e pranueshme, pikërisht shpejtësia e mbylljes së shoqërive në ‘lockdown’, si forma më efektive e ndalimit të përhapjes se virusit. Dhe vendet më të suksesshme dhe ato që dështuan më shumë, pikërisht nga ky kriter përcaktohen.

Qeveria e Boris Johsosn,  me kalimin e kohës investoi fuqishëm në mbështetjen e bizneseve dhe ekonomisë dhe britanikëve që u detyruan të qëndronin të mbyllur në shtëpi, por mbi të gjitha në kërkimet shkencore për vaksinat e Covid-it dhe prokurimin e tyre, duke siguruar në total 5 vaksina për çdo shtetas britanik.

“Annus horribilus” i qeverisë së Boris Johson ka filluar të shndërrohet në “annus mirabilis”, pikërisht për shkak të fushatës së jashtëzakonshme te vaksinimit, një meritë absolute e saj, duke e shndërruar Britaninë në zilinë e botës, me 30 milionë vaksina ne krahët e britanikëve.

Vaksinimi masiv i popullsisë është pika e kthesës, kur britanikët do të mund t’ia falin gabimet, qeverisë se Jonsonit gjatë pandemisë së Covid 19 , e cila në përvjetorin e saj të parë, të paktën në Britani, duket se do të dalë shumë shpejt e papunë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion