Rama në tunelin e Skërficës: Do shkurtojë me 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë

Aktualitet

Rama në tunelin e Skërficës: Do shkurtojë me 3 orë

Kryeministri Edi Rama ka ndaluar të inspektojë punimet edhe në tunelin e Skarficës. I shoqëruar edhe nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kryeministri bëri me dije se tuneli do të shkurtojë rrugën Tiranë-Sarandë me 3 orë. Më tej ai theksoi se ky investim do ndikojë pozitivisht në ekonominë e zonës pasi do të thith investime të mëdha në agroturizëm, blegtori e bujqësi.

"E rëndësishme është që tani jemi në fazën e fundit të mbylljes së gjithë rrjetit të projekteve për Gjriokastër, Tepelenë, Përmet, Ersekë e Korçë. Sezoni i ardhshëm do jetë një platformë komplet tjetër turistike dhe padiskutim e nga pikëpamja ekonomike gjithë kjo ndërhyje masive do të sjellë investime në agroturizëm, blegtori e bujqësi dhe krijon një perspektivë të sigurt të gjithë zonës pa llogarit që qytetet vazhdojnë të rilindin dhe të bëhen të aksesueshëm gjithmonë e më shumë. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë", tha Rama.

Ndër të tjera ministrja Balluku është optimiste se tuneli do të jetë i aksesueshëm për të gjithë drejtuesit e mjeteve sezonin e ardhshëm turistik. Balluku theksoi se tuneli është i gjatë 1346 metra i gjatë dhe se punimet kanë ecur me ritme të larta e për rrjedhojë javës tjetër përfundon hapja e 35 metrave të fundit.  

"Ndodhemi në tunelin e Skerficës, kemi qenë këtu në 10 gushtin e kaluar në ditën kur nisën punimet në kantier. Sot jemi në 50% të punës, për shkak edhe të gjeologjisë së mirë që kemi hasur por edhe të gjithë angazhimit, punimet kanë ecur shumë mirë. Përfundimi i kontratës është 7 gushti i viti 2022, pra për 12 muaj, por unë besoj se loti i 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë, do jetë i aksesueshëm nga gjithë drejtuesit  e automjeteve. Duhet thënë që gjithë vepra ka 8 lote, loti i 1, 2, 3 kanë përfunduar ndërsa loti i 4 është ai që sapo përshkruam, i 5 dhe i 6 janë diku tek 75-83% i punimeve të përfunduara, loti i 7 është ky që po vizitojmë sot, ndërsa loti i 8 është përforcimi i skarpateve, të gjitha pjesët e sigurisë rrugore. Shpresojmë që vitin tjetër në hapje të sezonit ne ta dorëzojmë për akses të të gjithë drejtuesve të automjeteve. Tuneli është i gjatë 1316 metra, punimet kanë përparuar, jemi në 35 metrat e fundit, nga hyrja veriore është ecur më shumë rreth 800 metra dhe ndërkohë kemi 35 metrat e fundit që parashikojmë t'i mbyllim javën e ardhshme", tha Balluku

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion