Rama: “Elbasani po rimerr frymë”, gati konsultimi për Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Elbasani është në proces të transformimit urban dhe se qyteti “po rimerr frymë”, ndërsa ka publikuar pamje nga lirimi i hapësirave publike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njoftoi se shumë shpejt do të nisë një fazë konsultimesh me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël lidhur me “Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike”.
“Së shpejti do të nisë konsultimi me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël për ‘Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike’,” – shkruan Rama, duke nënvizuar rëndësinë e këtij procesi për rregullimin dhe mirëmenaxhimin e hapësirave urbane në qytete si Elbasani.


