Vau i Dejës/ Arrestohet 27-vjeçari për kultivim kanabisi, i ati procedohet për armëmbajtje pa leje

Aktualitet

Vau i Dejës/ Arrestohet 27-vjeçari për kultivim kanabisi, i ati

Policia e Vaut të Dejës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, P.N., i cili dyshohet se kultivonte 180 bimë narkotike në fshatin Mnelë. I riu ishte shpallur në kërkim që prej qershorit dhe dyshohet të ketë vepruar së bashku me një 17-vjeçar, për të cilin hetimet dhe kërkimet vijojnë.

Gjatë operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”, forcat e policisë kontrolluan edhe banesën e babait të të arrestuarit, 62-vjeçarit Z.N., ku u sekuestrua një armë gjahu e mbajtur pa leje. Për këtë të fundit është ngritur procedim penal në gjendje të lirë.

Policia vijon hetimet dhe operacionet për goditjen e kultivimit dhe shpërndarjes së drogës në zonën e Vaut të Dejës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion