Ra nga kati i tretë i pallatit ku punonte, humb jetën i riu shqiptar në Itali

Aktualitet

Ra nga kati i tretë i pallatit ku punonte, humb jetën i riu shqiptar

Një 24-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Endrit Ademi, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Milano, pas ra nga kati i tretë i një pallatindërsa po punonte për një ndërhyrje në fasadë.

Ademi jetonte në Itali prej 6 vitesh, kurse prindërit dhe një nga vëllezërit jetojnë në Kosovë. Ndërsa një vëlla tjetër jeton në Austri.

“Ai ishte një djalë i mirë, një mik i imi”, tha një bashkëatdhetar i Endritit, pas tragjedisë që ndodhi para syve të tij.

Sipas raportimeve fillestare, rreth orës 9:30 të ditës së sotme, i riu kosovar ka rënë nga një skelë. 24-vjeçari po kryente punime rutinore mirëmbajtjeje, në katin e tretë të një apartamenti.

Për arsye që janë ende të paqarta, ai rrëshqiti dhe ra nga afërsisht 12 metra lartësi, duke vdekur në vend.

Prokuroria Publike e Milanos ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet autopsisë dhe të gjitha kontrolleve të nevojshme për të verifikuar kushtet e sigurisë së punëtorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion