Qytetari denoncon rilindasin: Lavazh në kat të dytë të pallatit, njeri i narkopartisë

Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të një qytetari në Tiranë. Denoncimi lidhet me partinë socialiste, këtë herë me një mbështetës të partisë, që sipas denoncuesit, merr përfitime absurd.
“Lavazh në kat të dytë të pallatit. Është njeri i narkopartisë! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb”, shkruan Berisha, duke vijuar më pas me mesazhin e denoncuesit.
“Kam nje pyetje per bashkine Tirane. A lejohen ne Tirane lavazhet me uje te pishem?? Nese po, a lejohen nga depozita e perbashket e nje pallatinte ri ,dhe a lejohen te lajne makina ne katin -2 te parkimit??? Lavazhi ndodhet perballe maternitetit te ri ,brryli TIrane ,pallati MGB ngjitur me arditi fisherman.
E kam denoncuar nje fakt te tille per nje lavazh ne pronesi te nje rilindasi qe punon ne drejtorine e burgjeve ,ne polici nr 129, ne bashkine tirane 042419465,ne ukt tirane 08004488,prej fillimit te muajit maj 2021 dhe deri tani lavazhi vazhdon pune fuqishem. Nuk ka ngelur gje tjeter pervec se te kalojme ne vetegjyqesi ne kete shtet te korruptuar deri ne palce.”, shkruan ai, publikon Sali Berisha.


