Bonusi i bebes, kryeministri Rama: Kemi mbështetur 88 mijë familje

Aktualitet

Bonusi i bebes, kryeministri Rama: Kemi mbështetur 88 mijë familje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një informacion, lidhur me bonusin e bebes. Sipas kryeministrit, në 5 muajt e parë të vitit, qeveria ka mbajtur fjalën për bonusin e bebes.

“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë ”, shkruan ai në Facebook.

Kryeministri Edi Rama fitoi zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë kështu mandatin e tretë në krye të qeverisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion