Qytetarët i drejtohen plazhit, trafik i rënduar në Lezhë
Lajmifundit
/
26 July 2021, 10:34
Aktualitet

Në këto ditë të nxehta vere, qytetarët gjejnë 'shpëtim' në bregdet, por dyndja e tyre në plazhe, ka shkaktuar trafik të rënduar. E tillë paraqitet situata në rrugët e qarkut të Lezhës, ku ka një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh.
Fillimi i javës ka nisur me trafik të rënduar, ndërsa situata më problematike paraqitet në segmentin Milot-Balldre.
E ndërsa jemi në pikun e verës, kjo situate pritet të shoqërojë rrugët e qarkut të Lezhës edhe për javët në vijim.

