Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 5 turistë suedezë në Ksamil (VIDEO)

Aktualitet

Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 5 turistë

Një tragjedi e mundshme u shmang këtë të diele në ujërat e Ksamilit ku u shpëtuan 5 turistë suedezë.

Turistët kishin dalë për lundrim në det me një mjet lundrues tip pedalon, por për shkak të rrethanave, mjeti është gjendur në vështirësi të mëdha, duke rrezikuar seriozisht jetën e pesë personave në bord.

Ata menjëherë kanë lëshuar thirrje për ndihmë. Gjatë patrullimit të rregullt në hapësirën detare, efektivët e policisë kanë konstatuar situatën kritike dhe janë vënë menjëherë në veprim.

Fatmirësisht, pesë suedezët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar lëndime.

“Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, ndërhyrja e shpejtë e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare shpëton 5 turistë suedezë

Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në Ksamil u ka ardhur në ndihmë 5 turistëve suedezë, të cilët rrezikuan të mbyteshin në det.

Gjatë patrullimit në hapësirën detare të Ksamilit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare konstatuan një mjet lundrues tip pedalon, me 5 shtetas të huaj në bord, të cilët kërkonin ndihmë, pasi mjeti ndodhej në vështirësi dhe ekzistonte rreziku për mbytjen e tyre.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke u dhënë ndihmën e nevojshme, tërhequr pedalonin dhe e shoqëruar atë drejt bregut.

Të 5 turistët u nxorën në breg në mënyrë të sigurt dhe, fatmirësisht, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas shpëtimit, turistët suedezë falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë të jenë të angazhuara maksimalisht për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare, veçanërisht gjatë sezonit turistik”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT