PS akuza opozitës: Të zhytur në krim elektoral por vazhdojnë me viktimizimin!

Aktualitet

PS akuza opozitës: Të zhytur në krim elektoral por vazhdojnë

Ministrja Belinda Balluku, përmes një reagimi në Facebook foli për arrestimin e një personi që kërkonte të blinte vota nën logon e PD-së.

Sipas kandidates per deputete nga qarku Fier Kiduina Zaka, drejtues të PD-së në Fier po përpiqen të heqin nga vetja përgjegjësinë dhe me këto veprime po përpiqen të justifikojnë humbjen në zgjedhjet e 11 majit.

"Fushatë e re, avaz i vjetër! Po të njëjtat skema, po e njëjta situatë me Partinë e Kënetës. Vjedhin, vrasin, shpifin e mallkojnë dhe më pas thonë – jooooooooo nuk i kemi bërë ne, por ata. Akuzojnë burra e gra, pleq e fëmijë për bëmat e tyre, por i ka dal boja prej 12 vitesh tashmë.

Po përgatisin skenarin për humbjen historike të Partisë së Kënetës me këto deklarata e veprime të dëshpëruara, ndaj ju mos ia kurseni më 11 Maj shuplakën finale!"

 

ME TE LEXUARAT