E rëndë/ Një person gjendet pa shenja jete, 40-vjeçari ishte i varur në pemë! Dyshohet se…
Lajmifundit
/
14 April 2025, 17:51
Aktualitet

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në Tiranë në zonën e Qafë Mollës.
Dyshohet se shtetasi me iniciale E.L., është vetëvarur në një pemë ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota.
"Tiranë/Informacion paraprak. Në zonën e Qafë-Mollës, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në një pemë, shtetasi E. L., 40 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia.


