Makinat përplasen 'kokë më kokë' në rrugën Lezhë-Laç, plagoset një nga drejtuesit!
Lajmifundit
/
14 April 2025, 18:04
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç. Dy automjete u përplasën me njëra tjetrën mbi urën e lumit Mat në zonën e Fushe-Milotit.
Nga përplasja e automjeteve burimet bëjnë me dije se drejtuesi i njërit prej mjeteve është transportuar ne Spitalin Rajonal te Lezhës për kontroll mjekësor.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë një manovër e gabuar e njërit prej mjeteve.


