"Prokurorët nuk kanë kohë të dalin në televizion", rrëfehet Altin Dumani: Po bëre punën, media flet vetë

Si asnjëherë më parë, kreu i SPAK Altin Dumani po flet në studion e emisionit “3D” në Televizionin Publik Shqiptar të drejtuar nga Alban Dudushi.
I pyetur se pse ka qenë gjithnë i rezervuar, ai tha se ka pritur që puna e bërë të flasë vetë. Shefi i Prokurorisë së Posaçme tregon se është mjaft i kënaqur me bilancin, madje e ka konisderuar mbresëlënës.
Pjesë nga biseda në studio:
Altin Dumani: Unë nuk kam qenë i rezervuar, por varet si e sheh. Në disa raste kam qenë i pranishëm edhe ne takime me gazetarët, shoqëria civile dhe ja jam sot këtu para teje.
Një prokuror duhet të flasë me punën e tij, prokurori flet me aktet procedurale, me aktet e akuzët, të jetë aktiv në sallën e gjyqyit. Mënyra më e mirë e komunikimit është puna.
Pasi mora punën këshlltarin emërova një njeri që pëlqen median,dhe ai më nxiste gjithnjë që të paraqitesha në media. Por unë dua të fokusohem te puna dhe media do të pasqyrojë punnën tonë. Një tjetër arsye që kam hezituar doja t’ i jepja insitucionet kohën për të pasur një bilanc.
Alban Dudushi: A jeni i kenqaur më bilancin?
Altin Dumani: Bilanci është pozitv, madje mbresëlënës. Asgjë nuk erdhi nga hiçi. Për një insitucion 5 vjet nuk janë shumë. Kemi filluar në 2019, nuk kemi pasur as godinë dhe kishim një fluks të madh dosjesh, pasi shumë prokurori shpallën moskopetencën. Kemi kaluar shumë vështirësi.
Alban Dudushi: Shto edhe vitet e letargjjisë. 3 vite.
Altin Dumani: Jo nuk ishin vite letargjie, por ishin vitet e te qënit funksional, pasi u dëshën shumë gjëra. Kemi prokurorë, 12 hetues financiare, kemi labaratorin tonë digjital për të bërë hetim efikas. SPAK ka tronditur thellë.


