Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika me të cilën u vra 14-vjeçari Martin Cani! Edhe çanta e shkollës së autorit

Aktualitet

Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika me të cilën u

Gjendet thika dhe çanta e shkollës së 14-vjçarit që dyshohet se vrau Martin Canin.

Canta dhe thika janë gjetur nga një qytetar mbrëmjen e sotme, në afërsi të Gjykatës së Apelit, afër rrugës së Elbasanit.

“Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes”, njoftoi policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku autori i dyshuar dhe viktima studionin.

I mituri që dyshohet se ka kryer krimin është njohur sot me masën e arrestit me burg, pas një seance në ambientet e spitalit ku ai po trajtohet, pasi ka mbetur i lënduar në dorë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion