Moti i keq në Kukës, dëmtohet ura që lidh dy fshatra, probleme me energjinë elektrike

Aktualitet

Moti i keq në Kukës, dëmtohet ura që lidh dy fshatra,

I gjithë territori i qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar.

Si rezultat i reshjeve rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe vërshimit të ujrave. Në tre njësi ka probleme me energjinë elektrike.

Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente deri në këto momente.

Ndërsa në bashkinë Has gjatë natës ka patur dëmtim të një ure që lidh fshatin Dobrunë me fshatin Bardhosh.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion