Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët në play-off të Botërorit. Tabloja në ditën e fundit të kualifikueseve ndryshoi plotësisht

Sport

Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët në play-off

Shqipëria ka siguruar për herë të parë në historinë e saj praninë në play-off të Botërorit dhe të enjten, do të mësojë edhe emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet fillimisht në gjysmëfinale, e më pas edhe në finalen e mundshme për biletën për në aktivitet.

Gjithsesi, Shqipëria di që tani se në bazë të renditjes së FIFA-s, do të jetë e vendosur në vazon e tretë në short, ashtu si Kosova, me ndeshjen gjysmëfinale, që do ta zhvillojë jashtë fushës ndaj një skuadre të vazos së dytë. Ndeshjet e sotme kanë përcaktuar edhe emrat e ekipeve që kuqezinjtë dhe “Dardanët” do të kenë përballë të paktën në hapin e parë të shortit.

Pas lëvizjeve të ndryshme në grupe në ditën e fundit të kualifikueseve, si dhe situatës së ekipeve në renditjen e FIFA-s, tabloja tashmë paraqet përfundimisht katër skuadrat nga të cilët do të dalin emrat e gjysëmfinalistëve për Shqipërinë dhe Kosovën: Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovaki.

Në shortin në FIFA, do të përcaktohet ndarja e gjysmëfinaleve dhe i finaleve, ku çiftet fituese të ndeshjeve mes vazove 2 dhe 3, do të përballen me çiftet fituese të ndeshjeve mes skuadrave të vazove 1 dhe 4. Do të hidhet short që të enjten për të përcaktuar se cila skuadër do të jetë pritëse e finales në stadiumin e saj.


Ndeshjet e para të play-off, janë më datë 26 mars, ndërsa ndeshjet finale janë planifikuar më datë 31 mars.

NDARJA NË VAZO NË SHORT

VAZO 1: Italia, Danimarka, Turqia

VAZO 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki

VAZO 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion