“Presidentja e Kosovës është kërcënuar për dy vjet”- Rama: Vjosa Osmani nuk lejoi të dhunohej zyra e institucionit, donin të...

Aktualitet

“Presidentja e Kosovës është kërcënuar për

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Kosova se Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite me radhë, pasi nuk ka lejuar që prokurorët të dhunojnë institucionin e Presidentit.

Sipas Ramës, këta prokurorë donin të gjenin prova për krime kundër njerëzimit në institucionin e presidentit.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se Presidentja Osmani nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

“Mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por nuk është sekret shtetëror për mua, që edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar. Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës se me demek do kërkoni edhe aty provat e krimeve kundër njerëzimit.

Natyrisht do të vendoste Kosovës në sytë e botës ku deri në zyrën e presidentit gjenden prova për krime kundër njerëzimit. Kërcënimi i Presidentes ka zgjatur dy vjet. Për nderin e saj dhe të Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, deklaroi Rama.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion