Pr/ligji në Kuvend: Të gjithë diplomatët në provim! Ja si do të funksionojë Akademia që do të ngrihet

Aktualitet

Pr/ligji në Kuvend: Të gjithë diplomatët në provim! Ja

Një ligj i ri për shërbimin e jashtëm të Shqipërisë, parashikon që brenda një viti, të gjithë diplomatët, të futen në provim për të testuar aftësitë e tyre. Bazuar në këtë Pr. ligj, diplomatët duhet të përballojnë testin nëse duan ta ruajnë vendin e punës.

Në relacionin që shoqëron projektligjin nuk thuhet asnjë fjalë për testimin dhe nuk jepet asnjë garanci për diplomatët që ndër vite, përmes testimit kanë fituar grada në shërbimin e jashtëm. Projektligji synon të përmirësojë situatën pasi ligji aktual është i vjetër, hartuar 25 vjet më parë.

Ndërkohë projektligji sjell si risi dhe krijimin e Akademisë Diplomatike ku do të formësohen diplomatët e rinj ndërksa shtetit do të paguajë çdo vit rreth 350 mijë euro për funksionimin e kësaj shkolle.

“Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor...

...Kjo iniciativë e re ligjore do të ofrojë një shërbim të jashtëm modern, efikas, i cili do të duhet t’u përgjigjet detyrave të ngarkuara nga Kushtetuta dhe nga programet e qeverive. Periudha gati dhjetëvjeçare që nga miratimi i ligjit në fuqi ka bërë të domosdoshëm rishikimin edhe të këtij akti me synim për ta përshtatur me sfidat e reja, me të cilat përballet politika e jashtme e shtetit shqiptar”, thuhet në projektligj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion