Përfaqësuesit e partive politike takohen me Vjosa Osmanin, ja datën që vendosur për zgjedhjet lokale!

Kosovë&Rajon

Përfaqësuesit e partive politike takohen me Vjosa Osmanin, ja

Partitë politike kanë përfunduar takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin këtë të mërkurë. Albulena Haxhiu, përfaqësuese e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë takim tha se preferojnë datën 5 tetor, sipas tyre sa më herët.

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, po ashtu tha që pajtohen me datat e propozuara edhe pse preferojnë datat 12 dhe 19 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Në reagimin e presidencës së Kosovësthuhejt:.“Presidentja Osmani përfundoi konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takimin konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”.

ME TE LEXUARAT