Porositi rrëmbimin dhe EKZEKUTIMIN e Klevis Lleshit, kush është pronari i “Monopol” që qëndron pas VR*SJES m*kabër

Aktualitet

Porositi rrëmbimin dhe EKZEKUTIMIN e Klevis Lleshit, kush është

Aurel Hoxha, pronar i lokal “Monopol” tek rruga “Myslym Shyr”, dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit, 24-vjeçarit që u gjet i groposur në Mamurras rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes së tij.

Aurel Hoxha sipas burimeve ka marrë hak për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në vitin 2012, krim i cili krye Arben Lleshi, ky i fundit i ekzekutuar në burgun e Peqinit më 15 Dhjetor 2023.

24-vjeçari u denoncua si i zhdukur më 5 gusht të vitit 2020, ndërsa kur kanë kaluar 5 vite nga ngjarja SPAK ka zbardhur krimin makabër duke lëshuar 4 urdhër arreste.

Në pranga raportohet se ka rënë 1 person, i cili u arrestua mbrëmjen e së enjtes (25 Shtator), ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Forcat operacionale kanë ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe në Kamëz e Fresk.

ZHDUKJA E KLEVIS LLESHIT

U denoncua si i zhdukur me 5 gusht të vitit 2020. Pas 9 ditësh betejë nëpër polici dhe prokurori të rrethit të vet, e ëma i drejtohet Tiranës: “Gjemani djalin se ma kanë rrëmbyer”.

Nëna në rrëfimin e saj tronditës vuri gishtin në hasmërinë e përgjakshme që kishte me familjen Hoxha, hasmëri që dyshohet se ka marrë tashmë 5 jetë njerëzish, vazhdon të jetë edhe një i zhdukur që në 2017-n.

Gjithçka nisi në Londër, për t’u transferuar më pas në Burrel, atje ku u vranë dy vëllezër dhe u zhduken dy djemtë e tyre. Por, në dhjetor 2020 në fshatin Shpërdhet u bë me dije se disa mbetje kockore të një njeriu kishin dalë në sipërfaqe.

U morën dhe u tha se u çuan në laborator e që prej asaj dite e deri më 6 Shkurt 2023 nuk u mor vesh se kujt i përkasin.

Në shkurt 2023 u tha se i përkasin Klevis Lleshit, pasi ADN-ja kishte përkuar me ato të familjes së tij. Nëna teksa tregoi për dyshimet e saj, dëshmoi edhe për vendin në të cilin gjendeshin hasmit e familjes së saj, por pa mundur të vërë gishtin mbi askënd.

Porositi rrëmbimin dhe EKZEKUTIMIN e Klevis Lleshit, kush është

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion