Plagosje me thikë në Laç, arrestohet autori në flagrancë, sulmoi një 50-vjeçar

Aktualitet

Plagosje me thikë në Laç, arrestohet autori në

Një konflikt për motive të dobëta në Laç ka përfunduar me plagosjen e një 50-vjeçari dhe arrestimin në flagrancë të autorit.

Policia e Komisariatit të Kurbinit ndërhyri mbrëmjen e djeshme pas njoftimit për një plagosje me mjet prerës. Autor i dyshuar u identifikua dhe u arrestua E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç.

Rreth orës 20:00, pas një konflikti për motive të dobëta, ai plagosi me thikë A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë. Viktima u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në qytetin e Laçit, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi: -E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Laç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), në krah, shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.", njofton policia.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion