Plagosja në Sauk, përfshihet në konflikt edhe kandidati i LSI në Tiranë

Aktualitet

Plagosja në Sauk, përfshihet në konflikt edhe kandidati i LSI

Mëngjesin e sotëm policia njoftoi se dy persona janë plagosur në Sauk, ndërsa bëhet me dije se të plagosurit janë Roland Doka, vëllai i  kandidatit të LSI për Tiranën, Klodian Doka dhe një person tjetër, Oltjan Doka. Sipas policisë, kandidati i LSI është përfshirë në sherr, por nuk është plagosur. Blutë njoftuan se ka shpallur në kërkim autorët e ngjarjes.

 

“Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën "Selim Braja" në  Sauk të Vjetër,  janë konfliktuar për  motive të dobëta  me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të  forta  shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar  me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT