Plagosja e dy të rinjve në lokal në Tiranë, identifikohet autori, shpallet në kërkim

Aktualitet

Plagosja e dy të rinjve në lokal në Tiranë, identifikohet

Policia tha se ka identifikuar autorin e plagosjes se ndodhur mbremjen e te shtunes ne Tirane. 

I dyshuari mesohet se eshte shtetasi Aldo Gjini, i cili eshte shpallur ne kerkim ndersa policia po punon per kapjen e tij. 

Sherri mesohet se ka ndodhur mes dy paleve per shkak te gervishtjes se makinave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit Altin Gjoka, 32 vjec dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Tiranë/Informacion shtesë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Todi Shkurti” ku mbetën të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., ju bëjmë me dije se:

Fale veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe si rezultat i hetimeve paraprake të kryera në vendngjarje dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A. I(Gj)., 31 vjeç (Aldo Gjini). Vijon puna intensive për kapjen e tij.

ME TE LEXUARAT