Plagosja e dy policëve në Mamurras, arrestohet i afërmi i ish-deputetit, 3 të shoqëruar, 2 në kërkim

Aktualitet

Plagosja e dy policëve në Mamurras, arrestohet i afërmi i

Dy policë rendi dhe një qytetar mbetën të plagosur mesditën e kësaj të marte në qendër të qytetit të Mamurrasit.

Ka qenë pikërisht një polic i tretë që ka qëlluar duke i lënë ata të plagosur. dinamika e ngjarjes ka qenë e tillë: Një makinë me tre persona i janë afruar patrullës së policisë duke i ofenduar, më pas ata kanë dal jashtë dhe kanë pasur një konflikt verbal mes tyre.

Punonjësi i policisë, David Magani, në momentin që ka konstatuar se tre persona kanë pasur një armë, ka nxjerrë armën e shërbimit për t’i neutralizuar por për pasojë ka lënë të plagosur kolegët e tij, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja.

Plagë ka marrë edhe Nikoll Vorfi, i cili ishte pjesë e grupit që ofendoi punonjësit e rendit. Punonjësi Manga, dërgoi dy kolegët e tij në Spitalin e Traumës. Në të njëjtin spital u dërgua edhe Vorfi për të marrë ndihmë mjekësore. Bëhet me dije se njëri nga tre personat që u konfliktuan me policinë, ka qenë në arrest shtëpie.

Gentian, Besim dhe Rudolf Fufi, gjatë orëve të para të mëngjesit, kanë pasur një konflikt me punonjësit e policisë, por në mesditë gjithçka mori një tjetër rrjedhë, ku pas ofendimeve, konflikti vijoji në përdorimin e armëve. Të tre ata u shoqëruan në polici për tu marrë në pyetje, ndërsa Ndue Zefi dhe Gjon Fufi, u shpallën në kërkim. Ndërkaq, u arrestua Nikoll Vorfi, i afërm i ish deputetit Mëhill Fufi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion