Plagosën një person me çekiç në Krujë, arrestohet i riu, në kërkim vëllai

Aktualitet

Plagosën një person me çekiç në Krujë,

Një 41-vjeçar është dhunuar me çekiç nga dy vëllezër, njëri prej të cilëve është arrestuar nga policia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Thumanë, ndërsa sipas policisë konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë u be i mundur arrestimi i Luti Jakupi, sakaq vëllai i tij Agim Jakupi është shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sendi i fortë (çekiçi) i përdorur gjatë ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë: 

Krujë

Goditën me send të fortë (çekiç), një 41-vjeçar, vihet në pranga njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me sende të forta, në fshatin Thumanë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin L. J., 25 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu, po punojnë për kapjen e shtetasit A. J., 34 vjeç, banues në Thumanë.

Shtetasit L. J., dhe A. J., (vëllezër), për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, janë konfliktuar me shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në Thumanë, të cilin e kanë goditur me send të fortë (çekiç).
Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sendi i fortë (çekiçi) i përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion