Plagosen me thikë dy vëllezër në Sauk, shpallen në kërkim autorët (Emrat)

Dy persona janë plagosur me thikë në Sauk, ndërsa bëhet me dije se autorët e kësaj ngjarje ende nuk janë identifikuar. Informacionet e para kanë bërë me dije se janë plagosur Roland dhe Oltjan Doka dhe shkaku i këtij konfilti kanë qenë motive të dobta.
Blutë aktualisht ndodhen në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur sekuestrimin e kamerave të sigurisë në zonë, ku kanë parë se autorët janë larguar me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi”.
“Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën "Selim Braja" në Sauk të Vjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton policia.


