“Rama ik” në Tropojë, Basha: Votoni nr 9 për anëtarësimin në BE dhe rritjen e punës (Video)

Politikë

“Rama ik” në Tropojë, Basha: Votoni nr 9 për

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar në Tropojë, ku po mban fushatën elektorale të radhës. Me frazën “Rama ik”, Basha kërkoi nga qytetarët tropojanë që rë votojnë PD, pasi program i tij ka prioritet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, rritjen e punës, rikthimin e të rinjve dhe rivendosjen nënprefekturë të Tropojës.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, tropojanë dhe tropojne, të rinjtë dhe të reja t e Tropojës. Është për mua një gëzim i mrekullueshëm të ndodhem sot këtu në mesin tuaj, në Tropojën e trimërisë, e legjendave, në mesin e pasardhësve të dardanëve dhe kreshnikëve. Tropojën e luftës dhe qëndresës për kombin shqiptar, shtetin shqiptar, në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Në këtë vend të mbushur me bukuritë më magjepsëse, me bukuritë më të rralla që syri i njeriut sheh. Në dritare të alpeve ku rrjedh më blu se blua lumi i Valbonës.

Prej 8 vitesh me radhë ka pllakosur si anembanë vendin një varfëri e skajshme. Këtu, në këtë vend, ku duhet të ishte kryeqendër vitrinë e kombit shqiptar, janë larguar shumë të reja në emigracion. Zemra ime dhemb me zemrat e nënave të Tropojës për bijtë e tyre të larguar në emigracion. Por sot zemra ime dhe e shqiptarëve është e mbushur me shpresë. Nën hijen e heroit tonë Bajram Currit, nën vështrimin e rinisë së mrekullueshme të Tropojës. Na bashkojë me një gëzim të brendshëm, e shpresë, se ndryshimi i pandalshëm po vjen", tha Basha.

 

ME TE LEXUARAT