Plagosën me armë të riun, arrestohet 33-vjeçari, në kërkim vëllai i tij dhe miku i tyre

Aktualitet

Plagosën me armë të riun, arrestohet 33-vjeçari, në

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi në bashkëpunim kanë plagosur një 34-vjeçar.

Tiranë/ Policia identifikon dhe vë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri  të një 34-vjeçari. Shpallet në kërkim vëllai i tij i dyshuar si bashkëautor i ngjarjes. Gjithashtu shpallet në kërkim dhe një shtetas tjetër për veprën penale “Moskallzim Krimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore dhe profesionale bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasin K. Sh., 33 vjeç,  për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetesisë publike”

Dhe po për të njëjtat vepra penale shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin R. Sh., 25 vjeç. Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” dhe shtetasi V.P.

Shtetasit K. Sh dhe R. Sh (vëllezër)në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbremjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion