Pjesë e grupit të Suel Celës, Apeli lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Aktualitet

Pjesë e grupit të Suel Celës, Apeli lë në burg

Gjykata e Apelit te Posaçëm Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për lirimin nga qelia.

Ish-magjistratja pati si argument në ankim shkaqet shëndetësore, megjithatë, sipas gjykatës ajo do duhet të qëndrojë në burg.

Gjyqtarja që mbahet e paraburgosur në Pojskë, u ekspozua në dy dosje të SPAK, përkatësisht lidhjet me organizatën “Çopja” dhe organizatën e Suel Çelës, të dyja në Elbasan, për të cilat akuzohet se i ka favorizuar me vendime, duke konsumuar veprën penale të korrupsionit.

Për dosjen e parë ndaj saj u caktua masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ndërsa për dosjen e dytë ‘arrest në burg’, të cilin kërkon ta shuajë nëpërmjet ankimimit për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

GJKKO më 1 prill e ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’, e akuzuar nga SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, të vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës.

Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion