Kontraktori i “Raiffeisen Bank” i kërkon qytetares 11.1 milionë lekë për kredinë 870 mijë lekë!

Aktualitet

Kontraktori i “Raiffeisen Bank” i kërkon qytetares 11.1

Një ditë më parë publikuam faktin se qytetarët dhe bizneset që kanë marrë kredi pranë   “Raiffeisen Bank” po përballen me ecejake të mëdha kohore e financiare si pasojë e skemës së përdorur nga kjo bankë për “kreditë e këqija”.

Dje treguam me detaje se si, “Raiffeisen Bank” ka nënshkruar kontratë me shoqërinë “Micro Credit Albania” për një pjesë të kredive të këqija. Kontraktori i “Raiffeisen Bank” ka dërguar në gjyq me qindra qytetarë ndërkohë që në dhjetor 2022, banka e Shqipërisë i pezulloi licencën për praktika të parregullta në mënyrën e operimit.

Por “Micro Credit Albania” nuk është e vetmja kompani të cilën “Raiffeisen Bank” e ka autorizuar për tu përballur me qytetarët apo bizneset që kanë marrë hua bankare e që për arësye nga më të ndryshmet nuk kanë arritur të paguajnë në kohë këstet e kredive.

Pavarësisht se emrat janë të ndryshëm, skema e abuzimit ndaj qytetarëve është e njëjtë. Rasti që paraqesim sot, është ai një qytetareje nga Shkodra, që ka marrë 878,000 lekë kredi tek “Raiffeisen Bank” për një afat prej 84 muaj ndërkohë që pas hyrjes në lojë të kontraktorit të bankës, shoqërisë “Final”, kërkohet që qytetari të paguajë jo pak por një shumë prej plot 1,131,538.33 lekë.

Kontraktori i “Raiffeisen Bank” i kërkon qytetares 11.1
Faksimile e dosjes se rastit te qytetares nga Shkodra qe po publikojme diten e sotme

Me një llogari të thjeshtë, shuma shtesë që kërkohët të paguajë qytetarja është 340 mijë lekë më shumë se shuma fillestare e kredisë ose sa 35 për qind e saj.  

Konkretisht, në dokumentet e konsultuara nga redaksia, rasti i qytetarit nga Shkodra përshkruhet si më poshtë:

1. Ka rezultuar i provuar fakti se midis shoqërisë Raiffeisen Bank sh.a dhe shtetases R. L është lidhur kontrata e kredisë datë 18.09.2013, me të cilën, kredimarrësi ka marrë si kredi shumën prej 878,000 (tetëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë) lekë, me afat shlyerje prej 84 muaj.

2. Pala kërkuese në këtë gjykim, ka pretenduar se midis shoqërisë kredidhënëse Raiffeisen Bank sh.a dhe shoqërisë kërkuese në këtë gjykim Final sh.p.k është lidhur kontrata për kalimin e kredive e datës 18.12.2019, bazuar në nenet e 499-507 të Kodit Civil.

3. Sipas kontratës së kalimit të kredive të datës 18.12.2019, shoqëria Final sh.p.k ka blerë një portofol të caktuar të kredive të pashlyera totalisht nga kredimarrësit, të cilat i kalojnë në pronësi kësaj shoqërie me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që lindin nga kontrata e kredive (neni 1 i kontratës).

4. Nëpërmjet shkresës me nr. 310 prot., datë 17.01.2020, shoqëria Final sh.p.k ka njoftuar shtetasen znj. R. L se tashmë kreditori ka ndryshuar, duke kaluar të drejtat e kësaj pale nga shoqëria Raiffeisen Bank tek shoqëria kërkuese. Gjithashtu, i njëjti njoftim i është dërguar palës kredimarrëse edhe nga shoqëria Raiffeisen Bank me shkresën nr.1362 prot., datë 18.12.0219.

5. Pala kërkuese ka pretenduar se pala kredimarrëse nuk rezulton që të ketë shlyer kredinë sipas afateve të përcaktuara në kontratë, duke qenë në vonesë, pavarësisht faktit se i janë bërë me dije detyrimet e papaguara dhe kërkesa për të bërë shlyerjen e tyre në mënyrë vullnetare. Vlera e detyrimeve të papaguara nga ana e palës debitore sipas palës kërkuese është në masën prej 1,131,538.33 lekë.

6. Bazuar sa më sipër, në kushtet kur kredimarrësi R. L, nuk ka kryer shlyerjen e kredisë në përputhje me përcaktimet në kontratë, duke i sjellë dëm financiar palës kredidhënëse, shoqërisë Final sh.p.k, kjo e fundit, në datën 18.07.2022, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër me kërkesën objekt shqyrtimi, duke kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për kontratën e kredisë së datës 18.09.2013.

ME TE LEXUARAT