Kejsi është distancuar nga Kristi, Kiara zbulon porosinë e Sabianit që ka ndikuar në marrëdhënien e çiftit

Showbiz

Kejsi është distancuar nga Kristi, Kiara zbulon porosinë e

Krist Aliaj dhe Keisi Medini janë cilësuar si një “çift” para se brenda BBV të hynte babai i modeles, Sabiani. Por ditët e fundit, është vënë re një distancim mes tyre.

Kristi nga ana e tij, ka shprehur shqetësimin në lidhje me distancimin nga Keisi, gjë që ka ardhur pikërisht pas largimit të babait të saj nga programi.

Por, vetë Keisi, duke folur për marrëdhënien e saj me Kristin, tha se nuk i pëlqen kur njerëzit i quajnë “të lidhur” apo “çift” sepse ata ende po njihen, janë të afërt dhe qëndrojnë me njëri-tjetrin, por i ka thënë “mjaft” cilitdo që pretendon se janë duke përjetuar një histori dashurie.

Ka qenë Kiara e cila tha se Keisi është e ndikuar nga babai i saj dhe fjalët që ai i tha para se të linte BBV.

Kristi: Ka thënë ndonjë gjë Keisi? Se po më rri shumë distante.

Luizi: Ndjehet keq në momentet kur bën debate, sidomos me mua, nuk ka gjë me ty. Ajo ma tha edhe mua. Më beso që nuk ka aspak lidhje me Sabianin.

Kiara: E paska me ty?! E ka sepse Sabi kur hapi derën i tha “me mend në kokë”. Nuk e ka me ty Luiz, nuk është kjo arsyeja.

Arsyeja është vetëm babai i saj. Aq sa i ka bërë mirë ardhja e Sabit, aq edhe i ka ndikuar, se është edhe në një moshë shumë të vogël.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion