U arrestua 8 ditë pas lindi foshnjën, del para gjykatës nëna lehonë

Aktualitet

U arrestua 8 ditë pas lindi foshnjën, del para gjykatës

Nëna lehonë, Diana Bahçja e cila u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj, ka dalë para togave të zeza.

Diana Bahçja u arrestua nga policia e Shkodrës më 7 mars.

Gjykata e Tiranës i kishte vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 250 mijë lekësh të reja dhe këtë vendim ia ka konvertuar pas tre vitesh, në dënim me burg 1 muaj e 20 ditë.

Sipas avokatëve, ajo nuk kishte qenë në dijeni as për dënimin me gjobë dhe as për konvertimin e gjobës në burgim nga Gjykata e Tiranës.

Avokatët e Diana Bahçja kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimi të vendimit për dënimin e saj deri kur fëmija të mbushë 1 vjeç, pasi ka nevojë urgjente për praninë e nënës së tij për ta ushqyer dhe kujdesur për të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion