Përplasi me makinë të renë dhe i këputi këmbën, arrestohet djali i ish-zv.drejtorit të policisë Erzen Breçani

Aktualitet

Përplasi me makinë të renë dhe i këputi

Jehon Breçani, 19 vjeç, djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë, Erzen Breçani, i është komunikuar sot arresti me burg, pas aksidentit  që u regjistrua pasditen e djeshme në rrugën  "Xhanfize Keko" në Tiranë, ku mbeti e plagosur rëndë 23-vjeçarja Xhesina Gega.

Breçani përplasi me makinë dje 23-vjeçaren Xhesina Gega, e cila ka mbetur pa njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. 

E reja i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës, dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive në gjendje kritike për jetën.

Si ndodhi aksidenti

23-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar kur 19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip "Benz", që i jepte me shpejtësi duke e përplasur të renë dhe duke i këputur njërën këmbë e duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares u bë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra.

Jehon Breçani humbi kontrollin e makinës dhe u përplasur fillimisht me murin,  më pas me një pemë dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion