Tronditëse! U vaksinua me AstraZeneca, 43-vjeçarja humbi zërin

Njhuni me britaniken e cila pasi u vaksinua kundër Covid-19 më AstraZeneca, humbi zërin. 43-vjeçarja, tha bashkëshorti i saj, pas marrjes së dozës së parë, kishte ethe dhe dhimbje në këmbë. Pas marrjes së dozës së dytë, tha ai, britanikja të pëshpëriste me zë të ulët pasi kishte dhimbje në fyt. Menjëherë ajo shkoi në urgjencë por pas ekzaminimeve mjekët nuk zbuluan asnjë faktor që mund të kishte shkaktuar humbjen e zërit.
“Ndihem vërtet e zhgënjyer, e mërzitur dhe e frikësuar për të ardhmen. Unë po përpiqem të jem pozitive për familjen time, por jam me të vërtetë e shqetësuar nga kjo situatë, pasi ka ndikuar shumë tek unë”, shkruan ajo.
Ndërkohë kujtojmë se vaksina astra Zeneca ka sjellë probleme që nga fillimi i vaksinimit. Vetëm në Britani kanë ndërruar jetën 41 persona për shkak të mpiksjes së gjakut.


