Përplasi me makinë 74-vjeçaren dhe u largua menjëherë, në kërkim autori

Aktualitet

Përplasi me makinë 74-vjeçaren dhe u largua

22-vjeçari me iniciale E.Z. po kërkohet nga policia, pasi dyshohet se ka përplasur një këmbësore në Durrës, një ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen numër 11 të qytetit bregdetar. 22-vjeçari po drejtonte një makinë tip “Toyota” kur ka përplasur shtetasen me iniciale A.G., që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria e Durrësit vazhdon hetimin e mëtejshëm për aksidentin.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. Z., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen A. G., 74 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetasja A. G. ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion