Goditet për shkak të detyrës drejtoresha e Bashkisë Tiranë, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tirane ku policia raporton se është dhunuar drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreancionit.
Erinda Fino, 40 vjeçe, me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit është dhunuar nga një person, me iniciale M.P.
Agresori tashmë është arrestuar nga policia, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.



