Përplasen automjetet në Përrenjas,5 të plagosur, një grua në gjendje kome

Aktualitet

Përplasen automjetet në Përrenjas,5 të plagosur, një

Dy automjete janë përplasur pasditen e së martës në Përrenjas e për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur më një fuoristradë e cila ka përfunduar jashtë rrugë.


Të plagosurit janë Lulzim Skura 32 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Elbasanit, Muhamet Çela 69 vjeç, Astrit Belba 44 vjeç, Armenda Iljazi 46 vjeç dhe Mevlud Iljazi 47-vjeç. Armenda Iljazi ndodhet në gjendje kome si pasojë e dëmtimeve që ka pësuar nga aksidenti.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar.Po punohet për zbardhjen e rrethanave. 



ME TE LEXUARAT