"Përpjekje për të fshirë kujtesën", protestë në Burgun e Spaçit, ish-të përndjekurit kundër restaurimit

Aktualitet

"Përpjekje për të fshirë kujtesën",

Shoqata antikomuniste e ish të përndjekurve politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan këtë të enjte pranë Burgut të Spaçit kundër projektit të restaurimit ndërmarrë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Sipas aktivistëve, ndërhyrja po shkatërron memorien dhe është përpjekje për të fshirë historinë e ish-Burgut të Spaçit. Kryetari i te perndjekurve antikomuniste Et’hem Fezollari kërkoi që të zbatohet nje projekt restaurimi që nuk prek identitetin e burgut të Spaçit, ne të kundert do të vijohet me protesta:

“Jemi mbledhur këtu për të sensibilizuar fillimin e punimeve që po tjetërsojnë identitetin e të vetmit burg që ka mbetur në Shqipëri, që është burgu i Spaçit.

I bëjmë thirrje kryeministrit, parlamentit, ambasadave të huaja që të rimendojnë dhe të rivendosin një restaurim që të mos bie ndesh me tjetërsimin e këtij objekti dhe duke patur miratimin e personave që kanë bërë me dhjetëra vite burgje në këtë vend”, tha kreu i ish-të përndjekurve antikomunistë Et’hem Fezollari

Në protestë ishte edhe kryebashkiaku i Rrëshenit, Albert Mëlyshi, i cili tha se u kane kerkuar informacion institucioneve në lidhje me këtë projekt për rikonstruksionin e burgut të Spaçit.

“Kam kërkua rinformacion për këto punime, projektin e restaurimit, kush e financon dhe cilat janë arsyet e kësaj ndërhyrje. Jemi në pritje të përgjigjeve nga autoritetet përgjegjëse”, tha kryebashkiaku Mëlyshi.

Punimet aktuale synojnë restaurimin dhe konservimin e strukturave ekzistuese të burgut, por sipas disa ekspertëve dhe të mbijetuarve, këto ndërhyrje po rrezikojnë të “zbusin” ose të fshijnë simbolikën e errët dhe realitetin e ashpër të këtij vendi.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion