Mot i keq në Dibër/ Era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet aksi Sofraçan–Shupenzë
Lajmifundit
/
5 Qershor 2025, 18:35
Aktualitet

Qarku i Dibrës është përfshirë nga kushte të këqija atmosferike pasditen e kësaj të enjteje me reshje shiu, erë të fortë dhe breshër.
Si pasojë e motit të keq janë shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve
Mësohet se segmenti Sofraçan–Shupenzë i Rrugës së Arbrit është bllokuar përkohësisht, pasi era e fortë ka rrëzuar pemë mbi rrugë, duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve.
Siç shihet edhe në foton e mësipërme, rruga është bllokuar nga pemët e rrëzuara nga era, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ndalojnë për shkak të bllokimit të segmetiti rrugor.


