Përndiqte 40-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, përfundon në burg i riu në Durrës
Lajmifundit
/
29 Maj 2021, 09:02
Aktualitet

Policia e Durrësit ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili ka përndjekur një 40-vjeçar dhe bashkëshorten e tij. Sipas policisë, shtetasi A.S, kishte ndërhyrë edhe në jetën personale të çiftit.
“Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A.S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur, përndjekur dhe ndërhyrë në jetën private shtetasin A.C., 40 vjeç, banues në Durrës dhe bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


