Nuk i shpëtoi dot plagëve të marra, ndërron jetë në spital punonjësi i fabrikës së tullave në Maminas

Ka ndërruar jetë në spital 57-vjeçari nga Tirana, i cili u plagos një ditë më parë, gjatë zjarrit që ra në fabrikën e tullave në Maminas. Lajmin e bëri me dije sot policia e Durrësit, që njoftoi se për këtë ngjarje ka arrestuar përgjegjësin teknik të fabrikës.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, njofton policia.


