Akuzohet për zjarrin në fabrikën e tullave në Maminas, pranga 67-vjeçarit në Tiranë

Policia e Durrësit ka arrestuar përgjegjësin teknik të fabrikës së tullave në Maminas, pas zjarrit që ra dje e për pasojë shkaktoi vdekjen e një punëtori. Policia njofton se ka rënë në pranga shtetasi B.Z, 67-vjeç.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, njofton policia.


