Italia aktivizon pasaportën e gjelbër të udhëtimit, e vlefshme nga 1 korriku

Bota

Italia aktivizon pasaportën e gjelbër të udhëtimit, e

Prej ditës së sotme 17 qershor 2021, Italia aktivizon pasaportën e gjelbër e cila prej datës 1 korrik 2021 do të jetë e vlefshme për të lëvizur dhe në të gjithë territorin e Bashkimit Europian.

Kryeministri Mario Draghi ka firmosur draft ligjin i cili përcakton mënyrën e marrjes së Green Pass e lehtësimin e lëvizjes për qytetarët që duan të udhëtojnë e të marrin pjesë në eventet publike, gara sportive, koncerte, festa e ceremoni fetare e civile, panaire etj .

Në një platformë të vënë në shërbim të qytetarëve, mundësohet dërgimi i dokumentacionit të kërkuar e marrja e certifikatës së gjelbër e cila është gratis si në formatin dixhital ashtu dhe në letër.

Certifikata e gjelbër lëshohet për të gjithë ata që kanë kryer vaksinimin antiCovid, për të gjithë ata që kanë kryer një tampon molekular me rezultatin pozitiv në 48 orët e fundit o që janë shëruar nga infektimi e kanë përfunduar periudhën e izolimit certifikuar nga mjeku.

Prej datës 1 korrik kjo certifikatë e gjelbër do të jetë operative dhe në të gjithë territorin e BE.

Qeveria italiane informon se përmes teserës shëndetësore personale çdo kush mund të kërkoj Green Pass si tek mjeku i familjes, si përmes plataformës online ashtu dhe në farmaci.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion